Templates by BIGtheme NET

Ndeshja e vaterpolos kthehet në arenë boksi, video për të mos u humbur

Një ndeshje vaterpoli në Super Ligën ruse u shndërrua në një arenë boksi pasi lojtarët e dy ekipeve u përfshinë në një sherr masiv ku u përfshinë lojtarët në fushë dhe ata nga stoli rezervë.

Tensionet mes Sintezit nga Kazan dhe Spartak Volgograd u shtuan gjatë pjesë së fundit të takimit pasi kapiteni i skuadrës vizitore, Sergej Odintsov, goditi lojtarin e Spartakut, Vitaly Yurchik në fytyrë kur nga fundi i ndeshjes kishin mbetur edhe pak minuta.

Goditja shkaktoi një përplasje të ashpër dhe rrëmujë që përfshiu lojtarët e të dy skuadrave që shkëmbyen grushta me njëri-tjetrin. Lojtarët zëvendësues të Spartakut gjithashtu u zhytën në pishinë për t’u bashkuar në sherr, i cili zgjati më shumë se një minutë, duke bërë që gjyqtari të ndalë ndeshjen.

Deri më tani nuk janë shpallur ndëshkime nga Federata Ruse ndërsa priten dënime të ashpra për lojtarët e dy ekipeve. Sintez dhe Spartak ndajnë vendin e dytë në renditjen e kampionatit kombëtar dhe kanë shanse të mëdha për të takuar përsëri në playoff.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto