Hauai është goditur nga një ngjarje moti “e paprecedent”, e cila ka sjellë erëra me shpejtësi deri në 300 kilometra në prë, stuhi dëbore dhe valë deri deri në 12 metra të larta.
Stuhia e pazakontë goditi ishullin duke bërë që për herë të parë në këtë ishull të bjerë dëborë. Vendi ka pasur probleme me furnizimin me energjinë elektrike ndërsa një person ka humbur jetën.
Disa centimetër dëborë ranë në Haleakala, një vullkan në ishullin lindor të Mauit.
Ishulli i Hauait shquhet për mot të mirë dhe është tejet i preferuar nga pushues të shumtë nga e gjithë bota dhe stuhia e dëborës është krejt e pazakontë dhe ndodh për herë të parë në historinë e ishullit turistik.