Templates by BIGtheme NET

“Polici tentoi të përdhunonte studenten në fakultet, e kyçën në tualet” – Denoncimi te Berisha

Një polic është arrestuar pasi akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një studente në Fakultetin Juridik në Shkodër.

Sipas denoncimit të një qytetari, i cili është publikuar nga ish-kryeministri Berisha në “Facebook”, polici i veshur polic është endur në mjediset e fakultetit prej 2 ditësh duke ngacmuar studentet dhe sot ka tentuar të përdhunojë njërën prej tyre.

Por ai është penguar nga studentët e tjerë dhe është kyçur në tualet deri sa ka mbërritur policia që e ka arrestuar.

“Narkoperdhunuesi me uniforme arrestohet nga studentet! Polici i forcave te nderyrjes se shpejte vishet civil, tenton te perdhunoje studenten ne Fakultetin Juridik ne Shkoder. Studentet e arrestojne dhe ndryjne ne banjo. Ju lumte!!

Lexoni mesazhin e studentit dixhital. sb

Zoti Berisha tani sapo eshte arrestuar ne fakultetin juridik ne Shkoder nje polic i veshur civil i cili ka 2 dite qe ngacmon vajzat e fakultetit dhe njeren ka tentuat per ta perdhunuar. Perdhunuesi eshte efektiv i forcave te mderhyrjes se shpejte.

Studentet vajza jane shokuar shume por me nderhyrjen e djemve perdhunuesi eshte mbajtur i mbyllur ne banjo deri sa ka ardhur policia. Policia dje nuk ka bere asgje Ai ka qen edhe dje ku ka ngacmuar dhe nje pedagoge.Kjo eshte policia edvin kristaq rames.” – shkruan ish-kryeministri Berisha.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto