Vendosni fjalën kyçe....

“Pse ke ardhur në fakultet”, debati i policit me studentët në Shkodër (Video)


Ditën e sotmë u denoncua rasti i një polici që tentoi të abuzonte më një studente në fakultetin e drejtsisë në Shkodër.

Në videon e publikuar nga BalkanËeb shihet debati mes policit dhe studentëve të cilët rrethojnë efektivin dhe pas debatit me të nuk lejojnë që ai të ikë. Më pas shihet ardhja e policisë dhe shoqërimi i tij.

Studenti: Ku me t’njoh unë ty.
Polici: Kemi ardhur, policë jemi.
Studentja: A ke vërtetim që jeni polic.
(efektivi vrapon për të dalë, roja dhe studentët e tjerë i shkojnë nga pas për të mos e lënë të ikë)

Studentja: Prit një sekondë se ka qenë edhe dje. A nuk ka tualete lokali apo ambiente të tjera që vini e hyni në ambientet e shkollës apo si?
(roja kyç derën, bashkë me studentët rrethojnë policin e nuk e lënë të dalë, pas disa minutash vjen policia dhe e merr)
Studentja: Me duar në xhepa, o zotëri ne nuk e morëm me e përcjellë në kafe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *