Vendosni fjalën kyçe....

Sa punoka montazhieri i Ramës me bazën muzikore (VIDEO)


 

Këto përshëndetjet e Ramës mëngjes për mëngjes i kemi raportuar e kemi komentuar por sot është për t’u komentuar një tjetër detaj, se sa punoks montazhieri i kryeministrit me bazën muzikore.

Ja për shembull, në 60 sekonda për një ambulancë në Gjirokastër montazhieri kalon nga muzika e trishtuar para “punës brilante” të shefit të tij, te muzika që të jep shpresë me “punët e jashtëzakonshme” të kësaj qeverie që natë e ditë punon për ne dhe na e transformon jetën si kurrë më parë.

“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë që nga Veriu në Jug, 300 kantiere do t’u ndryshojnë faqen brenda këtij mandati qendrave shëndetësore të Shqipërisë, duke i transformuar nga rrënoja fyese për dinjitetin njerëzor, në pika shërbimi normal për qytetarët e këtij vendi, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan me krenari ndonjë nga stafi i Ramës në profilin e “Facebook”-ut të kryeministrit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *