Templates by BIGtheme NET

Tentativë për të dëmtuar protestën duke e joshur? Caslli-ministres: Takohemi te sheshi!

Elva Margariti dhe Elona Caslli

Elona Caslli, një nga aktivistet qëndrestare të mbrojtjes së Teatrit Kombëtar ka marrë së fundmi një ofertë joshëse për të qenë këshilltare e ministrës së Kulturës.

Pasi e ka refuzuar, Caslli i bën me dije Elva Margaritit nëpërmjet një njoftimi publik se e pret të takohet në sheshin e Teatrit Kombëtar.

“Duke qenë se përmes një mediumi njerëzor, më përcollët konsideratën Tuaj të lartë Znj. Ministre dhe më ftuat të isha Këshilltarja Juaj në Ministrinë e Kulturës, e quaj të dobishme që t’Ju ftoj në Sheshin e Teatrit Kombëtar, ku unë, gjendem çdo mbrëmje.

Mediumi njerëzor, nënvizoi faktin se Ju i çmoni “zërat kundër” dhe jeni e hapur për bashkëpunim kurdo dhe kudo.

Nëse përkushtimi Juaj ndaj kulturës dhe artit shqiptar është i përveçëm, atëherë Ju ftoj në Sheshin e Teatrit Kombëtar në orën 18:30 çdo mbrëmje.

Aty do të keni rastin të takoheni me artistë, të cilët , me punën e tyre e kanë identifikuar Shqipërinë në kontekst europian. Artistë, të cilët përfaqësojnë hartën kulturore të Shqipërisë në Europë.

Jam e bindur se një bisedë e gjatë me ta, do të kthjellonte vizionin dhe misionin Tuaj.

Ju falenderoj paraprakisht për vëmendjen dhe vlerësimin. Nuk mund t’i përgjigjem pozitivisht ftesës Suaj, pasi unë besoj, se Këshilla më e mirë për Artin buron vetëm nga Sheshi i Teatrit Kombëtar.”, i shkruan Caslli.

Protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nga grabitja që i ka bërë Edi Rama ka zgjatur më shumë se 1 vit. Edhe më herët kryebashkiaku i Tiranës ka tentuar të përçajë artistët gjatë qëndresës së tyre.

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto