Templates by BIGtheme NET

Aksidenti në Shkup, rëndohet bilanci , 13 viktima dhe 40 të plagosur

 

Një tragjedi me pasojë vdekjen e 13 personave dhe plagosjen e 40 të tjerëve ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Shkup-Tetovë, në Maqedoninë Veriore.

Një autobus i mbushur me udhëtar ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Për pasojë, udhëtarët mbetën të bllokuar deri në mbërritjen e ekipeve të shpëtimit, edhe pse banorët e fshatit Llaskarcë janë përpjekur t’u vinë në ndihmë.

Autoritetet raportojnë se janë të paktën 13 viktima nga ky aksident, ndërkohë që të plagosurit ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Shumica e personave që ndodheshin brenda autobusit mësohen se janë nga qyteti i Gostivarit.

Ndonëse nuk ka një konfirmim zyrtar për shkaqet e aksidentit, dyshohet se autobusit i ka plasur goma dhe shoferi ka humbur kontrollin.

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto