Banorët e disa banesave në Komunën e Parisit janë përplasur me policinë lidhur me prishjen e shtëpive të tyre, që preken nga zgjerimi i rrugës që kalon në krah të shkollës “Kristaq Rama”.
Ata kanë akuzuar policinë se i ka dhunuar ndërkohë që akuzojnë Bashkinë dhe INUK-un se kërkojnë t’ua prishin banesat pa asnjë dokument shoqërues, por me një fjalë goje.
Sipas një banori tjetër kjo është një skemë që përdoret nga Bashkia dhe ALUIZNI për të prishur banesat anembanë Tiranës.
Ai thotë se edhe atij i është prishur banesa pak muaj më parë dhe tani ka ngelur në rrugë të madhe.
“Vetëm dy shtëpi duan të prishin këtu, sepse “Krista Rama” (shkolla) vjen ngushtë dhe këtej po vjen në zgjerim. Vetëm për dy shtëpi bëhet kjo, sepse i kanë hedhur në gjyq. Bëhet për inat pse i kemi hedhur në gjyq.” – thanë banorët.
Ndërsa një banor tjetër shprehet: “Unë kam hallin e shtëpisë sime. Rruga, thonë këta që kanë ardhur për të bërë projektin, tek “Kristaq Rama” është lënë në drejtim të trotuarit. “Kristaq Rama” ka rrugë atje dhe mund të hapet edhe më shumë, si do të na prishë shtëpinë?”