Vendosni fjalën kyçe....

Dalin të gjitha fotot nga kamerat e barit – E vërteta për foton e Salianjit dhe Ahmetajt


 

Fotoja që u bë virale dhe u komentua si një takim i qëllimshëm midis deputetit të PD-së Ervin Salianji dhe atij të PS-së Arben Ahmetaj, duket se nuk është aspak një njohje apo takim mes të dyve.

“Hashtag.al” ka siguruar pamjet nga videot e barit që frekuentuan dy deputetët të cilët janë gjendur në të njëjtin ambjent për arsye të ndryshme.

Videot tregojnë dhe oraret kur kanë hyrë e kanë dalë si dhe kur janë shkëmbyer dy deputetët. Salianji dhe Ahmetaj kanë drekuar në dy tavolina të ndryshme dhe për shkak të gazetarit Edi Manushi si një mik i secilit, janë shkëmbyer për pak minuta edhe dy deputetët e opozitës dhe maxhorancës. Më poshtë janë fotot e shkëputura nga videoja e siguruar.

Salianji hyn në orën 13:13 në bar dhe takon gazetarin Edi Manushi dhe drekon me të për më shumë se një orë.

Në orën 13:34  në kamera shihet kur hyn deputeti Ahmetaj, i cili ulet në një tavolinë me botuesen Dudaj, e cila mund të dallohej nga kamerat, si dhe dy të njohur të tjerë dhe drekon

me ta mbi një orë.

 

Në orën 14:24  duket që deputeti Ahmetaj shkon në tavolinën e gazetarit Manushi dhe takohet me të dhe deputetin Salianji.

 

 

Në orën 14:30  deputeti Salianji është ngritur dhe duket që e ka lënë tavolinën.

 

Në orën 14:30 deputeti Salianji është në daljen e barit.

 

 

 

Në orën 14:30 gazetari Edi Manushi dhe deputeti Ahmetaj tashmë po qëndrojnë në tavolinë bashkë me gazetaren e emisionit E Diell.

 

Një ditë më parë në një intervistë në News 24, deputeti Ahmetaj pohoi që takimi rastësor me deputetin Salianji kishte ndodhur për shkak të gazetarit Edi Manushi, i cili ishte i njohur i secilit prej tyre dhe ishte shkaku i vetëm i këtij takimi.

Koha që dy deputetët kanë qenë bashkë duket se është vetëm 5 min, kohë e një përshëndetjeje vetëm për etikë të thjeshtë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *