Vendosni fjalën kyçe....

E përjashtojnë nga gara për kryeministre, princesha Tajlandeze: Jam e trishtuar, kjo s’duhej të ndodhte


Kandidatura e princeshshës tajlandeze Ubolratana për të kandiduar për kryeministre është quajtur “e papërshtatshme”.

Motra e mbretit të Tajlandës ka reaguar  thënë se është “e pikëlluar” që përpjekja e saj për të qenë kryeministrja e ardhshme e vendit ka krijuar “një problem që nuk duhet të ndodhë në këtë ditë dhe vit”.

Princesha Ubolratana u skualifikua nga Komisioni Zgjedhor i vendit të hënën, shkruan “BBC”.

Kërkesa e saj për të kandiduar, theu me traditën e familjes mbretërore tajlandeze që qëndronte publikisht jashtë politikës.

Mbreti Vajiralongkorn e quajti “jashtëzakonisht të papërshtatshme” idenë e të motrës.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, princesha shkroi: “Unë jam e trishtuar që qëllimi i sinqertë për të punuar për vendin dhe ne tajlandezët ka krijuar një problem që nuk duhet të ndodhë në këtë ditë dhe në këtë vit”.

Paneli i zgjedhjeve të Tajlandë tha se kishte përjashtuar Princeshën Ubolratana sepse “çdo anëtar i familjes mbretërore duhet të zbatojë rregullin që kërkon që monarku të jetë mbi politikën dhe të jetë politikisht neutral”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *