Redi Shtino dhe Lorena Haxhiu janë emëruar zv.ministrat e rinj të Arsimit. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Lorena Haxhiu ka qenë më herët drejtoresha e Shërbimit Kombëtar të Rinisë, kurse Redi Shtino, ka qenë edhe më herë zv.ministër Arsimi, duke u emëruar në mars të vitit 2016, por u largua nga ky pozicion pak kohë më vonë.
Redi Shtino ka qenë anëtar i Partisë G99 dhe është zgjedhur kryetar i kësaj force politike në asamblenë e vitit 2015.