Një nëpunës i administratës në Fier ka denoncuar zv.kryeministrin Braçe, se po terrorizon punonjësit e institucioneve në këtë qytet.
Sipas denoncuesit, zv.kryeministri ka vajtur atje jo për të kontrolluar shërbimet publike por për të mbledhur të dhëna për punonjësit.
Nëpunësi thotë se ditën e sotme janë mbledhur dosjet e nëpunësve të administratës për të verifikuar të gjitha të dhënat në mënyrë që të zëvendësohen me militantë në prag të fushatës.
“Braçe terror ne zyrat e administrates ne Fier! Lexoni denoncimin e nenpunesit dixhital. sb. Pershendetje Doktor Berisha ka me shume se nje jave qe ne zyrat e institucioneve ne fier vin dhe ben inspektim vet erjon brace duke bere show se gjasmja te rritet aftesia ne sherbimet publike ne administrat, por tjeter gje luhet, sot nga tirana vine nje email neper drejtorite e kuadrit ku kerkohen te gjitha dosjet e e nenpunesve te administrates ne fier, ne te gjitha drejtorit rajonale.
Kjo per arsye te verifikimit per cdo punojes se kur ka hyre ne administrat, kush e ka sjell mik i kujt eshte dhe kujt force politike i takon , pra qellimi i ketij isnpektimi i braces eshte selektimi i atyre qe kane ngelur dhe zevendesimi intyre me militantet e fushates elektorale qe vjen ne qershor , dhe vijne e na nxjerrin propaganda politike per emerime mbi baze meritokracie te rastit te asaj vajzes qe me demek ishte ekselente.” – shkruan Berisha në “Facebook”.