Gazetari i famshëm Pierce Morgan ka kundërshtuar aktorin George Clooney i cili i doli në mbrojtje Meghan Markle-it, duke thënë se mediat po shpifin për të siç kishin shpifur edhe për princeshën Diana.
Por Morgan nuk është dakort me Clooney. Morgan e nis idenë e tij duke treguar se si në dasmën e Harry-t dhe Meghan-it shumë miq e të afërm të tyre nuk u ftuan, sidomos të kësaj të fundit.
“Kohët e fundit më thanë një histori tejet trishtuese për martesën e princit Harry dhe aktores Meghan Markle.
Informacioni erdhi nga dikush që e njeh mirë çiftin.
Tre prej miqve më të afërt të Harry-t nuk u ftuan në dasmë.
Këta njerëz nuk janë të rastësishëm, por miq prej shumë vitesh.
Mungesa e ftesës duket se ishte një goditje mjaft e rëndë për ta.
Por, tronditja e tyre u përkeqësua kur panë se kush kishte marrë stefat në vend të tyre, një numër i madh të VIP-ash si Beckham-ët, Elton John, James Corden, Idris Elba, Serena Ëilliams, Priyanka Chopra dhe George dhe Amal Clooney .
‘Na hoqën ne për njerëz më të famshëm se ne”, thonë ata. Të njëjtën ndjesi kishin edhe të afërmit e nuses, me përjashtim të prindërve të saj.
Asnjë nuk ishte i ishte ftuar as në dasmë, as në festë. Në fund as babai i saj Thomas nuk mori pjesë në dasmë duke u justifikuar për “arsye shëndetësore”, mirëpo ai më vonë u pa duke takuar paparacët e duke i dhënë atyre foto të Markle.”, shkruan Morgan.
Morgan thotë se e gjithë kjo histori iu kujtua pasi dëgjoi deklaratën e Clooney-t që ankohej për mediat.
Në një intervistë për revistën “People”, Clooney tha se Meghan po sulmohej padrejtësisht nga mediat e madje e krahasoi atë me princeshë Diana-n.
“Ata po e ndjekin Meghan Markle, ajo po përndiqet nga ata dhe shpifjet e tyre. Ajo po ndiqet dhe goditet në të njëjtën mënyrë si Diana, dhe historia është po përsëritet”, janë fjalët e Clooney-t, të cilat Morgan i kundërshton.
Në letrën e tij të bërë publike, Morgan thotë se Meghan nuk ishte 19-vjeçarja naive sikurse Diana.
“Clooney të paktën është konsistent. Ai fajësoi tërësisht median për vdekjen e Dianës.Për të, nuk ka lishje midis përdorimit të shtypit për të promovuar veten dhe markën tuaj, dhe pastaj të sulmohesh apo kritikohesh nga i njëjti shtyp.
Për mua, ka.
Kur u takua me Harry-n, Meghan nuk ishte një virgjëreshë 19 vjeçare dhe naive si Diana. Ajo ishte një 35-vjeçare e divorcuar me një karrierë të suksesshme në aktrim që e dinte saktësisht se çfarë po bënte.
Ajo u bashkua me princin e saj të bukur, shumë më të ri dhe tani gëzon stilin e jetesës mes pallateve spektakolare dhe shërbëtorëve, që vjen kur martohesh në familjen mbretërore britanike.”, thotë Morgan.
Gazetari dhe prezantuesi Pierce Morgan vazhdon e flet me detaje edhe për babanë e Markle. Ai e konsideron atë një njeri të ndershëm dhe pavarësisht se ai ka bërë gabime, thotë se ai po vuan sepse ka humbur vajzën e tij të vogël.
“Unë e kam intervistuar dy herë Thomas Markle dhe kam përshtypjen se ai është një djalë i mirë që nuk ka pasur një ide se si të merret me sulmet e medias që kur vajza e tij u martua me një princ.
Po, ai ka bërë gabime, si paraqitja e fotografive për paparacët, dhe ai e ka pranuar.
Por ai e humbi gjithashtu vajzën e tij të vogël, atë për të cilën ai u kujdes që të edukohej, ushqehej dhe arrinte sukses në jetë. Humbi atë vajzë e cila vetëm pak ditë përpara se të njihej me Harry-n i dedikoi atij një kartolinë të vëçantë për “Ditën e Baballarëve”, duke i treguar atij se sa shumë e donte.
Meghan mund të përpiqet ta hedhë gjithë fajin tek babai i saj për këtë rrëmujë, siç po bën tani, por a ka qenë ajo vërtet e pastër sikurse na ka bërë të gjithëve të besojmë?
Është tronditëse për mua se si Harry ende nuk e ka njohur gruan me të cilën është martuar. Është e pabesueshme për mua se si as Meghan e as Harry nuk janë shqetësuar për të parë Thomas-in, edhe pasi ai pësoi një sulm në zemër.”, shkruan Morgan.
“Është e mahnitshme se si Meghan lëshon 5 miqtë e saj për të sulmuar babanë e saj përmes revistës “People”.
Dhe është e habitshme për mua se si George Clooney tani beson se është një ide e mirë për të fajësuar mediat për gjithçka, dhe për të krahasuar Meghan me Dianën.
Clooney është një djalë i zgjuar.
Ai duhet të jetë ulur në kishë ditën e dasmës dhe në fshehtësi të ketë ndarë pikëpamjen se sa e çuditshme ishte që vetëm një person nga familja e nuses kishte ardhur për dasmën, mamaja.
Problemi këtu nuk është media, e cila e ka trajtuar Meghan shumë pozitivisht.
Problemi është marrëdhënia e keqe e Meghan-it me familjen e saj që bëhet më keq dita- ditës.
Një mik i vërtetë do t’i thoshte asaj të hipte në aeroplan bashkë me burrin dhe të bënte paqe me babanë e saj të sëmurë, para se të ishte tepër vonë.
Por a është George Clooney një mik i vërtetë, apo vetëm një tjetër person i famshëm i Meghan, për të cilat ajo interesohet sëfundmi? Problemi më i madh këtu mund të gjendet në përgjigjen e kësaj pyetjeje.”, e mbyll fjalën e tij Morgan.
VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Daily Mail/ Përshtati në shqip Hashtag.al