Jessica Simpson është në tremujorin e fundit të shtatzënisë dhe është kthyer ndër të famshmet e preferuara të nënave dhe grave shtatzënë.
38-vjeçarja ka paralajmëruar ndjekësit e saj në “Twitter” rreth rreziqeve të përkuljes së trupit më shumë se ç’duhet kur je në banjë.
Ajo ka publikuar një foto me kapakun e “WC”-së në dorë, ndërsa shkruan “Kujdes… Mos u mbështet shumë me kurriz kur je shtatzënë”, duke nënkuptuar kështu se e kishte thyer WC-në vetëm pse ishte mbështetur në të.
Fotoja e saj ka shkaktuar të qeshura por njëkohësisht ndjekësit janë solidarizuar me të duke i thënë se nuk është e vetmja që i ka ndodhur.
Simpson i ka mbajtur fansat të informuar për çdo ndryshim që ka ndodhur me të gjatë shtatzënisë, që nga rritja e madhësisë së këmbëve të saj, deri te thyerja e WC-së.