Kryeministri italian Giuseppe Conte ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve të bëra nga një zyrtar i rëndësishëm BE-së, se ai është një “kukull” i udhëheqësve të partisë së koalicionit të vendit të tij, pasi deklaroi se blloku kishte “humbur kontaktin” me njerëzit e saj.
Parlamenti i BE-së dëshmoi për shkëmbime të ashpra mes Contes, i cili po bënte fjalimin e tij debutues dhe një nga zyrtarët e BE-së.
Guy Verhofstadt iu drejtua kryeministrit italian, duke thënë se i vjen keq që Italia është kthyer nga një mbrojtëse e madhe e Evropës, në në kundërshtare të saj.
Duke u lutur për atë që ai e sheh si “degjenerim politik të Italisë”, Verhofstadt akuzoi Conte se ishte një “kukull” e Luigi Di Maios i Lëvizjes “5 Yjet” dhe Matteo Salvinit të “Lega Nord”.
Deputeti i rëndësishëm belg më vonë sugjeroi në mediat sociale se Italia po influencohet padrejtësisht nga presidenti rus Vladimir Putin, duke shkaktuar ndarjen e BE për sa i përket legjitimitetit të Nicolas Maduros si president i Venezuelës.
Verhofstadt po i përgjigjej pohimit të Contes se BE ishte duke u ngatërruar rreth çështjeve të emigracionit, duke këmbëngulur se Evropa nuk mund të vazhdonte me strategjinë e emergjencës në lidhje me çështjen shumë polarizuese, duke shtuar se blloku kishte humbur lidhjen me njerëzit që shërben.
“Unë nuk jam një kukull, jam shumë i kënaqur të përfaqësoj popullin tim. Kukulla janë ata që punojnë për lobe dhe interesa të tjera por nuk është rasti për të folur këtu.” – tha Conte.