Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan, si pasojë e të cilit ka humur jetën një i ri. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Katundi i ri, ku një automjet i paidentifikuar ka përplasur këmbësorin 24-vjeçar me inicialet G.H.
Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentit nuk ka ndaluar për të parë gjendjen e përsonit që përplasi, por është larguar me shpejtësi.
Grupi hetimor ka nisur tashmë punën për identifikimin e drejtuesit të mjetit.
“Më aksin rrugor Elbasan- Metalurgji, në fshatin Katund i Ri, një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar me pasojë vdekje këmbësorin shtetasin G.H., 24 vjeç, banues në Elbasan
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.”, thuhet në njoftimin e policisë.