Templates by BIGtheme NET

“Maqedonia e Veriut” nis ndryshim i tabelave në pikat doganore, tashmë edhe në gjuhën shqipe

Pas pikës doganore Bogorodica me Greqinë, tabela kufitare me mbishkrimin Republika e Maqedonisë së Veriut është vendosur edhe në vendkalimin kufitar Tabanoc me Serbinë.

Në tabelën e pikës kufitare me Serbinë është vendosur mbishkrimi edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me Ligjin për Gjuhët.

Vendosja e tabelave nëpër pikat kufitare ka filluar menjëherë sapo u shpall vendimi në Fletoren Zyrtare pasi Greqia dje dërgoi notën verbale për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës.

Drejtori i Doganave, Gjoko Tanasoski theksoi se gjatë ditës do të ndërrohen gati të gjitha tabelat nëpër pikat kufitare.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto