Vendosni fjalën kyçe....

Meta mesazh ngushëllimi për viktimat e aksidentit në Shkup


Presdenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për viktimat nga aksidenti tragjik në Maedoninë e Veriut ditën e sotme ku humbën jetën 13 persona dhe mbetën të plagosur dhjetra të tjerë.

Thellësisht i prekur dhe i trishtuar nga lajmi tronditës i humbjes së jetëve në tragjedinë e autobusit në autostradën Shkup – Tetovë.
Në këto momente të vështira jam shpirtërisht pranë familjeve të lënduara nga kjo tragjedi, të afërmve e miqve të viktimave dhe pranë të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të prekur prej saj!
Ngushëllimet e sinqerta dhe solidaritet vëllazëror!
Urim të sinqertë për një shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit!”-
shkruan Meta në mesazhin ngushëllues në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *