Vendosni fjalën kyçe....

Raporti i antimafias: Bandat shqiptare oragnizata e huaj më e pranishme në Itali


Antimafia italiane në raportimin e fundit semestral ka cilësuar bandat shqiptare si organizatën e huaj më të pranishme në vend. E cituar nga cn24tv.it, në raport DIA, thekson se sjellja e dhunshme shfaqet jo vetëm për pazare kriminale, por edhe për të zgjidhur sherre mes grupeve rivale.

Në raport vihet në dukje edhe një predispozitë e theksuar e përfshirjes së më të rinjve brenda organizatave kriminale. DIA i përshkruan si të rinj, të pamëshirshëm dhe arrogantë.

 “Antimafia italiane (DIA) në raportimin e fundit semestral ka bërë edhe një përshkrim për bosët e drogës duke i quajtur si te ‘si  të rinj’, ‘të pamëshirshëm’ dhe ‘arrogantë’. Në  fashikujt e fundit janë regjistruar raste të mafiozëve të moshave nga 14-18 vjeç”, por si duket grupmosha 18-40 ka një dimension të konsiderueshëm” duke kaluar edhe grupmoshën 40-65 vjeç ne aktivitetet kriminale.

“Por DIA nuk ka dyshim që kriminaliteti shqiptar është organizata e huaj më e pranishme në rang kombëtar në Itali”, thuhet më tej. Rekrutimi i vazhdueshëm i të rinjve është karakteristikë e kapacitetit të rinovimit të radhëve të veta, ndërsa sjellja gjithmonë e më e dhunshme, shfaqet jo vetëm për pazaret kriminale, por edhe për të zgjidhur sherre mes grupeve rivale. Dhe disa nga aktivitetet kryesore bëhen në bashkëpunim me segmente italiane të krimit, si narkotrafiku, shfrytëzimi i prostitucionit dhe krimet kundër pasurisë”, shkruan cn24tv.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *