Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas konferencës se organizuar nga Polica dhe Ministria e Brendshme “Shqipëria pa kanabis”.
Në një postim në Facebook, Salianji shkruan se qeveria e ka humbur kontrollin në territor njësoj siç ka humbur logjikën!
“Propaganda që nuk mbulon dot dështimin, qeveria e ka humbur kontrollin në territor njësoj siç ka humbur logjikën!
Tahiri tha që 99.2% e territorit është i pastër nga parcelat e drogës, sot Lleshaj deklaroi që 100% e territorit është i pastër dhe që Shqipëria ka dalë nga harta e vendeve kultivuese të kanabisit!”-shkruan Salianji
“Në Greqi 11 ton kanabis dhe heroine dhe kokainë, mediat më prestigjoze flasin pêr mafian që po kontrollon gjithë rrugët në Evropë përveç qeverisë!”- shkruan më tej deputeti i PD.
Postimi i plotë: