Skënder Haluca, kryetar i Gjykatës së Vlorës dy ditë më parë e cilësoi vendimin e gjyqtarëve për Dritan Dajtin, skandaloz.
Në një konferencë të posaçme për shtyp Haluca u shpreh se me të “bashkohen pjesa dërrmuese e gjyqtarëve të Shqipërisë”. (Lexoje këtu reagimin e Halucës)
Por kush është ky gjyqtar, që ende pa u zbardhur arsyetimi për Dajtin, gjykon kolegët e tij?
Nga një hulumtim i “Hashtag.al” del se është pikërisht vetë ai, që në një rast të ngjashëm, ka dhënë të njëjtin vendim, si kolegët që sipas tij kanë dhënë vendimin skandaloz.
Më 18 Dhjetor 2018, Haluca gjykoi rastin e një të dënuari me burgim të përjetshëm për grabitje të përsëritur me pasojë vdekjen në bashkëpunim.
Vendimi i firmosur nga Haluca, konverton burgimin e përjetshëm në 25 vite dënim për të dënuarin.
Ekzaktësisht e njëjta gjë që kanë bërë gjyqtarët që dënuan Dajtin me 25 vite burgim, nëpërmjet pranimit të gjykimit të shkurtuar.
Pse Haluca e quan skandaloze punën e kolegëve të tij kur ai vetë, dy muaj më parë del se ka bërë të njëjtën gjë, zbritjen e 1/3 të dënimit?
Logjika ta do se zoti Haluca nën presionin e vettingut, ka dashur të dalë publikisht si “burrë i mirë dhe parimor”.
Por nëse hipokrizia dhe sharlatanizmi i tij me këtë dalje publike, mund të justifikohet me frikën që ai ndjen nga procesi i vettingut, një tjetër pyetje mbetet e pasqaruar:
Si ka mundësi që ky gjyqtar është aq imbecil sa akuzon kolegët dhe harron se vendimi që ka firmosur dy muaj më parë, mund t’i publikohet në media? /Hashtag.al