Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi miraton protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO


Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar protokollin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Projektligji “për ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut” u miratua me 130 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Në seancën e sotme mori pjesë edhe kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferri.

Seanca e sotme u shoqërua me tensione dhe incidente. Pas fjalës së kryeministrit Rama, në podium u ngjit kreu i PD-së, Basha, i cili lëshoi akuza të rënda në drejtim të qeverisë dhe

Ftoi qytetarët t’i bashkohen protestës së 16 shkurtit. Rama nga vendi i kërkoi Xhaferrit që t’i mirëkuptonte deklaratat e Bashës, duke i cilësuar ato si fëminore.

Pas kësaj, nënkryetari demokrat Paloka u çua nga vendi dhe spërkati me bojë kryeministrin duke bërë që kryeparlamentari Ruçi ta ndërpriste seancën dhe ta nxirrte jashtë.

Më ndërprerjen e seancës deputetët e opozitës u larguan nga salla plenare, ndërsa Paloka është përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *