Vendosni fjalën kyçe....

50-vjetori i Jennifer Aniston, Brad Pitt hyri fshehtas, dy shoqet e famshme i thyen rregullin e vetëm (FOTOT)


Jennifer Aniston festoi ditëlindjen e saj të 50-të më 11 shkurt dhe në festën e saj morën pjesë jo vetëm miqtë e saj më të mirë, por shumë yje të Hollywood-it, përfshirë edhe ish-bashkëshortin Brad Pitt.

Por ndërkohë që të gjithë kanë hyrë të pashqetësuar nga paparacët, sipas “Daily Mail” Brad Pitt ka hyrë fshehtas. Ai mbante një kapele shoferi, pas të cilës fshihej për të mos u dalluar nga paparacët.

Ndërkohë Justin Theroux, ish-bashkëshorti tjetër e ka uruar atë përmes një postimi në rrjetet sociale. Mediat e showbizz-it amerikan nuk e përmendin atë si ndër të famshmit që morën pjesë në festë.

” Gëzuar ditëlindjen  për këtë grua të fortë. Është shumë e dashur, shumë e zjarrtë …. dhe shumë gallatë. Të dua B.”, shkruan Justin.

Sakaq në media janë publikuar fotot e para nga festa, edhe pse Jenn sipas “Cozmopolitan” i kishte paralajmëruar miqtë që nuk donte të bënte asnjë publikim në rrjetet sociale dhe gjithçka donte të mbahej e fshehtë.

Por jo të gjithë u bindën. Kate Hudson dhe Gwyneth Paltrow i thyen rregullin e vetëm që Jenn kishte vendosur, duke publikuar foto nga festa në “Instagram”.

 

View this post on Instagram

 

Love these ladies Celebrated this beauty last night Happy Bday JA! We all love you sooo!

A post shared by Kate Hudson (@katehudson) on

 

 

FOTOT E PAPARACËVE


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *