Templates by BIGtheme NET

Aksidenti me 14 të vdekur, Zaev: Dhimbja dhe pikëllimi nuk mund të maten!

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka reaguar për aksidentin e rëndë që ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë pasditen e djeshme.

Zaev u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave ndërsa shton se po mobilizohen për të ndihmuar të gjithë të tjerët që janë në rrezik për jetën.

“Dhimbja dhe pikëllimi nuk mundë të maten dhe nuk ka fjalë që mund të ngushëllojë aksidentin e rëndë që ishte fatale për shumë nga bashkëqytetarët tanë. Ngushëllime deri tek me të dashurit e tyre. Po mobilizojmë të gjitha forcat dhe kapacitetet për të ndihmuar të gjithë të tjerët që janë në rrezik për jetën në mënyrë që sa më shpejtë të kthehen tek të dashurit e tyre”, ka shkruar Zaev.

Numri i viktimave është shtuar në 14 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur. Flitet për afro 40 të plagosur.

Ndërkohë mediat në Maqedoninë Veriore raportojnë se mes viktimave ishte edhe shtetasi Jovica Trpevski, i cili është djali i Blagojce Trpevskit, deputet nga radhët e partisë LSDM.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto