Sekretari i Përgjithshëm I PD-së Gazmend Bardhi ka vënë në vështirësi Ministren Elisa Spiropali duke lajmëruar një skandal me tenderat ku janë përfshirë dy familjarët e saj më të ngushtë.
Bardhi deklaroi se burri i Elisa Spiropalit, me detyrë drejtor i Ujësjellësit të Fierit, i ka dhënë të gjithë tenderat e kësaj shoqërie shtetërore, për vëllain e Ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin.
E zënë ngushtë, Spiropali i kërkonte me ngulm gazetares Eni Vasili që të kalonte pyetjen dhe situate arriti deri aty sa Top Channel futi reklama në mënyrë që Spiropali të “merrte veten”.
Gjatë debatit Gazmend Bardhi i ka përmendur skandalin tjetër Spiropalit, kur ajo bëri publikë fytyrat e prindërve të vajzës së përdhunuar në Kavajë.