Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Rama dhe shumicës parlamentare për situatën e rëndë ekonomiko-shoqërore në të cilët ndodhet vendi.
Ai tha se ky sistem duhet përmbysur dhe tha se protesta e 16 shkurtit do i hapë rrugën ndryshimeve në vend dhe vendosjes së një qeverisjeje të përkohshme që do e çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.
“Përgjimet treguan manipulimin dhe blerjen e votave me Gjushër e Niçe. Zgjidhja e vetme është qeveria tranzitore me nje kryeministër të pakapur nga krimi. Zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje. Ne i kemi përpjekjet për zgjidhje institucionale dhe ligjore. Nuk mund të ketë dy standarte ligjore.
Sepse nuk mundet të shkojë në burg një qytetar që mbron shtëpinë e tij dhe të bredhin qeveritarët që vjedhin miliona euro te Unaza e Re e me koncesione në mbarë vendin. Këtë qershr negociatat nuk hapen dhe shkak për këtë është Edi Rama dhe qeveria e tij. Protesta e 16 shkurtit do jetë protesta më masive dhe më e madhe në vend. Dera e BE-së duhet hapur se ajo është shpëtimi ynë. Udhëtimi unë drejt saj duhet të jetë më i shpejtë. Të bëhemi të gjithë gati që kjo pikë të mos votohet më.” – tha Basha.
Në fund kreu i Partisë Demokratike i ftoi qytetarët nga foltorja e Kuvendit në protestën e 16 shkurtit të thirrur nga opozita.
“Ejani ta çlironi veten tuaj nga kjo humnerë. Ju jeni sovrani. Na ndihmoni të kthejmë normalitetin në vend. Ejani të merrni në dorë fatet tuaja.” – tha ai.