Vendosni fjalën kyçe....

E masakruan sa nuk njihej më, identifikohet gruaja që u gjet pajetë pranë liqenit në Sharrë


Identifikohet gruaja e cila u gjet e vdekur mëngjesin e sotëm pranë liqenit të Sharrës. Mësohet se bëhet fjalë për një grua 49-vjeçare, e quajtur Lirie Xhepa.

49-vjeçarja është gjetur e pajetë nga banorët e zonës, të cilët nuk kanë mundur ta identifikonin dot për shkak se gruaja ishte dëmtuar në pjesën e kokës.

Ajo dyshohet se ishte goditur me mjete të forta fillimisht në kokë, e më pas është qëlluar tre herë me armë zjarri në trup. Identifikimi i gruas është bërë vetëm përmes shenjave të gishtërinjve.

Gruaja mësohet se është banore e zonës dhe shtëpinë e kishte jo shumë larg vendit ku është gjetur. Po ashtu banorët thonë se ajo ishte e martuar.

Ekspertët po mbledhin provat materiale që mund të çojnë në gjetjen dhe identifikimin e autorit.

” Rreth orës 08:18, pranë liqenit të Sharrës është gjetur një trup i pajetë, i gjinisë femër, e moshës rreth 40-45 vjeçe. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e trupit të pajetë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Banorët e zonës kanë dëshmuar se kanë parë një mjet i cili është afruar në zonë dhe më pas është larguar me shpejtësi. Dyshohet se mjeti ka transportuar gruan duke e sjellë pranë banesës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *