Templates by BIGtheme NET

Europa League, Fitojnë Inter dhe Benifka, dështon Arsenal

Në kulmin e polemikave për bojkotin nga sulmuesi kryesor, Interi gjeti forcën të fitojë në një ndeshje të rëndësishme në Europa League ndaj Rapidit të Vjenës.

90-minutëshi i Vjenës u vendos nga një tjetër argjentinas, Lautaro Martinez fitoi një penallti dhe shndërroi në gol goditjen nga pika e bardhë, duke konfirmuar zikaltrit në favoritë për kthimin në “San Siro”.

Një humbje surprizë rezervoi Arsenali në të ftohtin bjellorus, pasi u detyrua të pranojë verdiktin e fushës 1-0 në favor të BATE Borisov. Ndeshja u zhbllokua nga një gol i Drahun, pak para pushimit, diçka të cilën londinezët nuk arritën asnjëherë ta tejkalonin, madje mbetën në inferioritet numerik për kartonin e kuq ndaj Lacazette.

Lazio iu dorëzua fushës së shtëpisë në disfatën 0-1 ndaj Sevillës duke komplikuar llogaritë për kualifikimin. Skuadra andaluziane dominoi me rrjetën e Ben Yeder, i vetmi që mundi portierin Strakosha. Ndeshjes i paraprinë trazira mes tifozëve që regjistruan 5 të plagosur.

Spikati gjithashtu mes përballjeve të kësaj faze, edhe suksesi i Benfikës në Stamboll ndaj Gallatasarajit. Portugezët u imponuan 2-1 ndaj turqve dhe tani presin të qetë kthimin.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto