Vendosni fjalën kyçe....

Garda dhe policia procedojnë penalisht Palokën: Sulmoi me solucion kimik kryeministrin Rama


Garda e Republikës dhe policia kanë nisur hetimet ndaj nënkryetarit të PD-së, Paloka, pasi ky i fundit spërkati me bojë kryeministrin Rama gjatë seancës së sotme parlamentare.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, theksohet se Paloka e kishte sulmues kreun e qeverisë me solucion kimik të parapërgatitur dhe për këtë arsye ka nisur procedimin penal ndaj tij.

Deklarata e Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit

“Sot, në sallën e seancave të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Edi Paloka ka sulmuar me një solucion kimik të parapërgatitur Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Garda e Republikës me mbështetjen e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet e menjëhershme për agresionin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka.”

Incidenti

Pas fjalës së kreut të PD-së, Basha, kryeministri Rama foli nga vendi duke i kërkuar ndjesë kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferri, lidhur me deklaratat e kreut të opozitës.

Pas kësaj, nënkryetari i PD-së, Paloka, u çua nga vendi dhe iu drejtua vendit ku rri kreu i qeverisë duke e spërkatur me bojë.

Kreu i Kuvendit, Ruçi, ndërpreu seancën dhe urdhëroi daljen jashtë sallës të Palokës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *