Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet e pajetë gruaja në liqenin e Sharrës


Gjendet një grua e pajetë pranë liqenit të Sharrës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Gruaja e pajetë është rreth moshës 49 vjeç, ndërsa ende nuk dihet identiteti i saj. Ndërkohë grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

” Rreth orës 08:18, pranë liqenit të Sharrës është gjetur një trup i pajetë, i gjinisë femër, e moshës rreth 40-45 vjeçe.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e trupit të pajetë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gruaja dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, por ende nuk ka konfirmim nga policia lidhur me këtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *