Templates by BIGtheme NET

Haradinaj ironizon Thaçin: Unë e presidenti s’jemi zëdhënës, SHBA-ja flet vetë

Krerët e shtetit të Kosovës kanë zhvilluar një takim me ekipin negociator për bisedimet me Serbinë.

Pas takimit, kreu i qeverisë, Haradinaj, ka thënë se në mbledhje ishte diskutuar për platformën e dialogut Kosovë-Serbi, shkruan Lajmi.net.

“Platforma është një dokument i qëndrueshëm i parimeve por edhe i qëllimeve që ka Kosova në dialog. Kjo platformë buron nga kushtetuta, i obligohet kushtetueshmërisë edhe është një garancë e mirë për Kosovën.” – tha Haradinaj.

Më tej Haradinaj tha se gjatë takimit nuk ishte diskutuar për taksën 100% ndaj mallrave serbe.

“I dhashë përkrahje platformës, me siguri do mbajmë këshillime edhe me liderë opozitare. Nëse Vetëvendosja dhe LDK-ja nuk marrin pjesë në delegacion, mund të japin ndihmën e tyre me përkrahje për platformën.” – shtoi ai.

Në fund ai theksoi se në takime të tilla nuk ishte e udhës që të përziheshin temat në diskutim teksa tha: “Nuk do i kisha përzier temat. Amerika flet vetë, as presidenti dhe as unë s’jemi zëdhënës të Amerikës.”

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto