Vendosni fjalën kyçe....

Ish-boksieri francez bëhet “i famshëm”, rrahu dy policët që dhunuan një grua në protestë (Video)


Një ish-boksier profesionist, i cili u bë i famshëm gjatë protestave të “Jelekëve të Verdhë”, ku u shfaq duke boksuar dy policë francezë, është dënuar me 30 muaj burg, por do vuajë vetëm 12 muaj pas hekurave.

Christophe Dettinger, ish-kampion francez i peshave të rënda, u gjet fajtor për sulme ndaj oficerëve të policisë në Paris më 5 janar, ndërsa në rrugë protestuesit po përlesheshin me policinë.

Videoja e Dettinger duke lëshuar grushte ndaj policëve është shpërndarë në mënyrë rekord në mediat sociale ndërsa ajo u shfaq edhe në seancën gjyqësore ndaj tij.

Dettinger u dorëzua në polici dy ditë pas përplasjes dhe argumentoi se edhe pse turpërohej nga ajo që bëri, moralisht e shihte si të drejtë reagimin e tij.

Boksieri në pension tha se ishin policët ata që nxitën reagimin e tij pasi kishin rrëzuar në tokë një grua dhe po e godisnin.

“Kur unë shoh dikë që është i brishtë duke u goditur, shkoj dhe e mbroj dhe nuk mund të bëj ndryshe. Unë nuk shikoj uniformën, shikoj njeriun që e bën këtë”, tha Dettinger në gjyq, citon “Le Parisien”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *