Izraeli dhe vendet arabe janë në bisedime “për të përparuar me interesin e përbashkët të luftës me Iranin”, ka thënë kryeministri Benjamin Netanjahu.
Paralajmërimi i një konflikti të madh në Lindjen e Mesme u shpreh nga udhëheqësi izraelit gjatë udhëtimit të tij në Varshavë.
“Unë po shkoj në një takim me 60 ministra të jashtëm dhe të dërguar nga vendet e gjithë botës kundër Iranit”, tha Netanjahu cituar nga “Jerusalem Post”.
“Ajo që është e rëndësishme për këtë takim – dhe ky takim nuk është i fshehtë – është se ky është një takim i hapur me përfaqësuesit e vendeve kryesore arabe që janë ulur së bashku me Izraelin, për të çuar përpara interesin e luftës me Iranin “.
Kryeministri izraelit ndodhet në kryeqytetin polak, Varshavë, për të marrë pjesë në një forum dy-ditor ndërkombëtar për Lindjen e Mesme.
Në këtë forum marrin pjesë përfaqësues nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian si dhe ministrat nga mbretëritë e Gjirit Persik.