Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Në 16 shkurt nuk protestohet për parti por për hallet e njerëzve


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka deklaruar se në 16 shkurt nuk do jetë një protestë partiake por do jetë një protestë e njerzëve të thjeshtë për hallet e tyre.

“Protesta e së shtunës është protesta e halleve shqiptare, e 400 mijë të rinjve që kanë ikur nga Shqipëria, e bizneseve të vogla që kanë falimentuar, e banorëve të Unazës së Re që iu grabit prona, e të gjithë mjekëve e infermierëve, e policëve që nuk marrin orët shtesë. Protesta e 16 shkurtit kanë në thelb një gjë, negociatat me Bashkimin Europian. Moshapja e negociatave më 23 qershor dhe hapja për Maqedoninë para Shqipërisë do të jetë fatale”- deklaroi Kryemadhi në emisionin Opinion në TV Klan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *