Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka deklaruar se në 16 shkurt nëse nuk largohet Rama nga populli atëherë do largohet në shtëpi.
“Opozita nuk kërkon pushtet në tavolinë, por vetëm zgjedhje të lira për shqiptarët. “Marrëveshja e partive të opozitës e ka shumë të qartë, qeveri transitore ose kalimtare, por nuk është teknike. Për ne nuk ka rëndësi rotacioni politik. As ne, as PD nuk do rotacion politik në tavolinë. Qeveri kalimtare do të thotë ndarjen e politikës nga krimi”-është shprehur Kryemadhi
“E kanë thënë edhe shqiptarët më 2017, kur i dhanë 48% të votave.
Nëse nuk e çojnë Ramën në shtëpi, a do ikin vetë, Kryemadhi dhe Lulzim Basha në shtëpi?
“Sigurisht. Se i bie që ai të jetë më i fortë se të gjithë shqiptarët”, është shprehur Monika Kryemadhi.