Vendosni fjalën kyçe....

May merr goditjen e radhës për planin e fundit Brexit


Kryeministrja britanike, Theresa May ka marrë edhe një tjetër goditje të enjten, pasi ligjvënësit votuan kundër mishërimit të fundit të planit të saj Brexit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ndërkohë që votimi ishte thjesht simbolik, refuzimi i parlamentit për të riafirmuar mbështetjen e tij për qasjen e May ndaj negociatave me Bashkimin Evropian përbënte një pengesë tjetër për qeverinë ndërsa përpiqet të rihapë kushtet e marrëveshjes së saj të Brexit me BE.

Ligjvënësit votuan 303 në 258 kundër mocionit të qeverisë, i cili përfshinte një amendament mbi rinegocimin e të ashtuquajturit “backstop irlandez” – një pjesë kontestuese të marrëveshjes – së bashku me një amendament jo detyrues për të parandaluar një Brexit pa marrëveshje.

Të dy amendamentet më parë ishin miratuar nga parlamenti.

Por disa nga deputetët e vijës së ashpër në Partinë konservatore të May abstenuan të enjten, pasi votimi në favor të mocionit do të kishte nënkuptuar se ata miratuan përjashtimin e një skenari në të cilin Britania largohet nga Evropa më 29 mars pa një marrëveshje.

Humbja vlerësohet të dëmtojë më tutje premtimin e May ndaj BE-së se nëse rinegocion marrëveshjen e saj me Britaninë, ajo mund të marrë një marrëveshje të rishikuar të miratuar nga parlamenti. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *