Kryeministri Edi Rama ka reaguar edhe njëherë në lidhje me lajmet e publikuar së fundi nga “Zëri i Amerikës”, të cilat implikonin qeverinë në afera të ndryshme.
Në intervistën e tij në “Real Story”, Rama u shpreh se kronikat e “Zërit të Amerikës” nuk janë Amerika.
“E para si mundet “Zëri i Amerikës” që të bëhet zëdhënës i medias në Shqipëri. Nuk kam asnjë kompleks që më sulmon “Zëri i Amerikës”. Të dyja herët i ka bërë këto lajme nga gazetarë shqiptarë. Le të jetë dhe CNN. Herën e parë bënë një goditje skandaloze për punësimet në burgje. Ministrja e Drejtësisë iu vuri në dispozicion mijëra faqe të dokumentuara. Nuk janë fakte janë muhabete telefonash, që mund të ngatërrosh gjithë dynjanë. Nuk mund të ngresh akuza për askënd duke u bazuar në muhabete telefonash”-tha Kryeministri.