Templates by BIGtheme NET

Napoli  dhe Chelsea nuk diskutojnë fitoren  

Napoli ka mposhtur 3-1 Zyrihun në fushën e këtij të fundit, teksa rezultati u sigurua që në pjesën e parë me Insinjen dhe Kajehon. Në pjesën e dytë e çon rezultatin në 3-0 Zielinski, ndërsa për Zyrihun shkurton diferencan Benjamin Kololli, me lojtarin e përfaqësueses së Kosovës, që nga 11 metrat ekzekuton një panenka të bukur.

Çelsi ka mposhtur Malmon 2-1. Në Suedi janë anglezët që udhëheqin 2-0 pas golave të Barklejt dhe Zhirus, ndërsa Kristiansen shënoi rezultatin përfundimtar 2-1.

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto