Pas grabitjes së agjencisë së kredive në Elbasan, një tjetër vjedhje ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, këtë radhë në Shijak.
Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë grabitur bankomatin e një banke të nivelit të dytë në Shijak gjatë natës.
Autorët kanë thyer bankomatin me mjete të forta duke marrë një sasi parash dhe janë larguar me shpejtësi.
Nuk dihet ende shuma e parave të grabitura.
“Më datë 14.02.2019, në orët e para të mëngjesit , persona të paidentifikuar kanë vjedhur një bankomat të një banke të nivelit të dytë. Policia ka shkuar mënjëherë në vendngjarje, ku po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.”– thuhet në njoftimin e policisë.
I njëjti bankomat është tentuar të grabitet edhe disa javë më parë.