Partia Demokratike ka deklaruar se arsyeja pse nënkryetari i PD-së, spërkati kryeministrin Rama me bojë, është pasi ai e kishte tallur dhe bullizuar mënyrën e të folurit të Palokës.
Tallja e kryeministrit Rama ndaj Palokës ndodhi në seancën plenare të së enjtes së shkuar, kur kreu i qeverisë iu drejtua nënkryetarit të PD-së që po fliste në vendi duke bërë “ththth” me gjuhë.
“Gjuajtja me bojë është mospranim i bullizmit të ushtruar nga Rama për të cilin është dëshmitar i gjithë opinion publik.” – thuhet në reagimin e PD-së.
Pas fjalës së kreut të PD-së, Basha, kryeministri Rama foli nga vendi duke i kërkuar ndjesë kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferri, lidhur me deklaratat e kreut të opozitës.
Pas kësaj, nënkryetari i PD-së, Paloka, u çua nga vendi dhe iu drejtua vendit ku rri kreu i qeverisë duke e spërkatur me bojë.
Kreu i Kuvendit, Ruçi, ndërpreu seancën dhe urdhëroi daljen jashtë sallës të Palokës.