Vendosni fjalën kyçe....

Pas bojës që i mbuloi fytyrën reagon Edi Rama. Në “Facebook” dhe nuk i ndahet “Th”-së


Reagon Edi Rama, pas spërkatjes me bojë të zezë nga Edi Paloka. Edhe këtë herë Rama është kujdesur të ofendojë  sërish Palokën.

“Dy gjëra janë të pafundme, universi dhe budallallëku i njeriut”, shkruante Ajnshtajni, përpara se sa opozita në Shqipëri të merrte formën e një Budallallëku Universal, që vizion ka Vezën e Lulit, ide ka Çizmen e Doktorreshës dhe program ka Bojën e Palothës”, shkruan Rama, duke vendosur edhe një emoji me gishtin poshtë në status dhe duke shpërndarë videon e momentit.

Ndërsa në “Instagram” ka publikuar “armën e krimit”, shiringën.

PD-ja bëri me dije sot se arsyeja pse nënkryetari i PD-së, spërkati kryeministrin Rama me bojë, është pasi ai e kishte tallur dhe bullizuar mënyrën e të folurit të Palokës. Tallja e kryeministrit Rama ndaj Palokës ndodhi në seancën plenare të së enjtes së shkuar, kur kreu i qeverisë iu drejtua nënkryetarit të PD-së që po fliste në vendi duke bërë “ththth” me gjuhë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *