Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur Beltojë, në aksin Shkodër-Bushat.
Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë ka mbetur i plagosur një person.
I aksidentuari Pjetër Rroku, i cili është edhe punonjës i spitalit të Shkodrës kishte mbetur i bllokuar për pak kohë brenda automjetit.
Ai është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar aksidentin, ndërkohë forca të shumta policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
Vijon…