Presidenti i Partive Popullore Evropiane (PPE), Josef Daul, është i shqetësuar për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. Nëpërmjet një statusi në Twitter ai tregoi arsyet.
“Jam i shqetësuar për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. Të gjitha zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë të lira e të ndershme, blerja e votave është e papranueshme. Të drejtat e opozitës në parlament duhet të respektohen. Nevojiten më shumë përpjekje në luftën krimit dhe korrupsionit, përfshirë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit”-shkruan Daul.