Vendosni fjalën kyçe....

“Punë e madhe nëse vdes, do e çojmë në morg” – Pacienti nxirret jashtë spitalit në Rusi (Video)


Videoja e bërë jashtë një spitali në qytetin rus të Petrozavodskit, tregon një burrë që u soll nga ambulanca duke ngrirë nga i ftohti pasi një roje sigurie e nxorri atë jashtë teksa thoshte se “nuk ishte problem” nëse  ai do vdiste.

Dëshmitari, me emrin Denis, filmoi pacientin të shtrirë pranë hyrjes së një spitali të qytetit Petrozavodsk.

Në video, njeriu përpëlitet dhe duket se ka probleme teksa përpiqet të flasë. Një mjek dhe një infermiere dalin dhe nxitojnë për të trajtuar pacientin ndërsa shqyrtojnë të dhënat dhe diskutojnë për kujdesin e tij.

Dëshmitarë të tjerë raportuan se njeriu i sëmurë kishte ardhur me një ambulancë, dhe stafi i spitalit filloi të bënte dokumentet për ta pranuar atë.

Por pas disa minutash një roje e sigurisë hyri në spital, e kapi pacientin dhe e detyroi atë të dilte jashtë.

Megjithatë personi që filmoi videon thirri policinë.

“Unë hyra brenda spitalit dhe i thashë rojes: Përjashtë ndodhet dikush që ka nevojë për ndihmë.” – rrëfeu personi që filmoi videon. Ndërsa roja i përgjigjet duke i thënë: “Nuk kemi nevojë për të. Nuk ka rëndësi nëse ai vdes, do ta dërgojmë në morg, pa problem!”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *