Vendosni fjalën kyçe....

Putin: Tërheqja e SHBA nga Siria një vendim pozitiv


Rusia, Turqia dhe Irani e shohin si hap pozitiv tërheqjen e planifikuar amerikane nga Siria. Pohimin e bëri presidenti rus, Vladimir Putin, në përfundimin e takimit me homologun turk e atë iranian, në resortin turistik të Sochit.

Kjo lëvizje e Amerikës, për të 3 udhëheqësit mund të ndihmojë stabilizimin e situatës në rajon.

“E diskutuam ndikimin që mund të kenë planet e Shteteve të Bashkuara për tërheqjen e trupave nga rajonet verilindore të Sirisë, e për ne ky zhvillim ndihmon qëndrueshmërinë në këtë pjesë të vendit, ku duhet të rivendoset kontrolli legjitim i qeverisë”, tha Putin.

Putini, megjithatë, nuk e la pa përmendur faktin që deri më tani, Rusia nuk ka vënë re ndonjë ndryshim të qenësishëm, i cili të tregojë se nisma po vihet vërtet në jetë.

Sipas Putinit, Donald Trumpi po përpiqet të përmbushë një premtim të fushatës, por nuk është i aftë ta çojë atë deri në fund, për shkak të atyre që i përshkroi si probleme të brendshme politike.

Krerë ushtarakë amerikanë citohen të kenë thënë se Shtetet e Bashkuara mund ta nisin brenda disa javësh largimin e trupave tokësore nga Siria.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *