Vendosni fjalën kyçe....

Ramës s’i del e keqja me Palokën: Zorzop, s’i hap rrugë budallallëkut!


Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish nënkryetarin e Kuvendit Edi Palokën, këtë radhë përmes „Twitter“-it.

Rama shkruan se me bojëra është rritur dhe ndaj nuk i bën përshtypje përlyerja më bojë, ndërsa nuk i ndalon fyerjet karshi Palokës të cilin e quan „zorzopop“.

„Flm për mesazhet e solidaritetit, po s’më shqetëson hiç boja se me bojrat jam rritur e mësuar. Më shqetëson mendja e shpirti katran i palopërfaqësuesve të një populli që s’i meriton këta zorzopë. Prandaj jo që s’i hap rrugë budallallëkut, po veç më rritet pasioni e vendosmëria.”, shkruan Rama.

Më herët kryeministri publikoi edhe një video nga momenti kur Paloka e sulmoi sot me bojë në Kuvend.

Krahas videos Rama është kujdesur të ofendojë  sërish Palokën.

“Dy gjëra janë të pafundme, universi dhe budallallëku i njeriut”, shkruante Ajnshtajni, përpara se sa opozita në Shqipëri të merrte formën e një Budallallëku Universal, që vizion ka Vezën e Lulit, ide ka Çizmen e Doktorreshës dhe program ka Bojën e Palothës”, shkruante Rama.

PD-ja bëri me dije sot se arsyeja pse nënkryetari i PD-së, spërkati kryeministrin Rama me bojë, është pasi ai e kishte tallur dhe bullizuar mënyrën e të folurit të Palokës.

Tallja e kryeministrit Rama ndaj Palokës ndodhi në seancën plenare të së enjtes së shkuar, kur kreu i qeverisë iu drejtua nënkryetarit të PD-së që po fliste në vend duke bërë “ththth” me gjuhë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *