Vendosni fjalën kyçe....

Vettingu – Shkarkohet nga detyra prokurori Artan Bajrami


Prokurori i Apelit për Krime të Rënda, Artan Bajrami, është shkarkuar nga detyra pas Vettingut. Vendimi është dhënë ditën e sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Bajrami është drejtues i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda prej 15 vitesh dhe analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Sipas KPK-së, prokurori në fjalë ka pasaktësi në pagesën për blerjen e një aprtamenti.

Në sencën e djeshme problemi i vetëm që u vërejt në deklaratën e pasurisë së Bajramit ishte mospërputhja për një këst 1.5 milionë lekë për një apartament në Tiranë.

Sipas ILDKPKI-së, Bajrami ka bërë deklarim të saktë dhe ka burime financiare të ligjshme. Po ashtu prokurori nuk ka fshehje të pasurisë dhe nuk ka kryer deklarim të rremë.

Nga hetimet e KPK, rezulton se Artan Bajrami ka një apartament me sipërfaqe 110 m2 në Tiranë i blerë me vlerën 45.000 dollarë.

Sa i përket vlerësimit të figurës, DSIK ka konstatuar përshtatshmëri për vazhdimin e detyrës.

Sipas KPK nuk ka informacion se drejtues i Prokurorisë, Artan Bajrami ka kontakte me persona të papërshtatshëm.

Artan Bajrami rezulton të ketë aftësi profesionale dhe nuk ka denoncim apo masa disiplinore.

Ai është është prokurori që kishte dosjen e Dritan Dajtit në Apelin e Krimeve të Rënda. I pyetur nga mediat pas përfundimit të seancës nëse do bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë ai u shpreh; “Po, patjetër”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *