Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç: Duhet të presim edhe pak për taksën më pas të shohim zgjidhjen


Do të presim edhe pak kohë dhe e më pas duhet të ulemi dhe të shohim se  si do veprojmë më tutje, është shprehur presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç në lidhje me taksat kosovare në prodhimet serbe. Vuçiç theksoi se është i shqetësuar për shkak të papërgjegjësisë së politikanëve shqiptarë dhe se nuk është optimist në pikëpamje të zhvillimit të situatës në Kosovë.

“Për mua është problem i madh e që po shndërrohet në ankth, papërgjegjësia e politikanëve shqiptar të cilët nuk kuptojnë se më nuk kemi konflikt të ngrirë, ai është shkrirë, tani vetëm po përpiqemi ta ruajmë paqen dhe të gjejmë një zgjidhje sa më të mirë për të dyja palët. I falënderojë partnerët perëndimorë në përkrahje që kjo të sigurohet”, ka deklaruar Vuçiç.

Presidenti i  Serbisë nga ana tjetër tha se është e pakuptimtë të bisedohet për diçka tjetër përveçse taksës me Kosovën.

“Nëse nuk jemi në gjendje të kemi qarkullim të lirshëm të mallit për çfarë të bisedojmë, shumë njerëz në Kosovë nuk e kuptojnë këtë. Aq shumë jam i brengosur për shkak të marrëdhënieve tona të këqija, saqë do të doja të lavdërohem që së paku kam arrit diçka në mënyrë të fshehtë, por për fat të keq jo.

Nuk është sekret kur takohemi te kancelari austriak Sebastian Kurc. Sebastiani mi tregon fotografitë, në Nju Jork Frederica Mogherini po organizon darkë të përbashkët, çfarë unë duhet të bëjë”, ka shtuar Vuçiç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *