Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentoi kalimtarin për vdekje, arrestohet autori i dyshuar


Policia ka njoftuar mbrëmjen e së premtes se ka mundur të identifikojë dhe më pas të arrestojë, autorin e dyshuar të aksidentit me pasojë vdekjen e një shtetasi, të ndodhur më 12 shkurt në qendër të qytetit të Kavajës.

Si pasojë e atij aksidenti ndërroi jetë shtetasi 27-vjeçar, Ç.B., i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Në pranga përfundoi 46-vjeçari A.Xh. nga Kavaja, i cili do të akuzohet tashmë për veprat penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “largim nga vendi i aksidentit”, me materialet hetimore që do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Kavajës.

Shërbimet policore, pas një pune të mirorganizuar hetimore, arritën të zbulonin identitetin e autorit të dyshuar të aksidentit, të cilit i gjetën madje edhe fenerin e dëmtuar të automjetit të tij, të cilin e kishte ndërruar në një pikë servisi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *