Vendosni fjalën kyçe....

Avokati i gjyqtarit Damini: Do kërkojmë dëmshpërblim për dëmin moral të shkaktuar


Avokati i gjyqtarit të Apelit Vlorë i cili u shoqërua ditën e sotme në polici pasi i’u gjetën 17 mijë euro dhe disa fishekë në një intervistë për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha, ka theksuar se Skënder Damini është në hetim për korrupsion pasiv dhe aktiv por ai ka shtuar se pas hetimeve do kërkojë në rrugë ligjore dëmin moral që i është shkaktuar gjyqtarit.

Hetimet janë regjistruar për korrupsion aktiv dhe pasiv”- u shpreh Avokati Ferdinant Doja.

Avokati gjithashtu nuk e ka cilësuar si favorizim gjykimin e shkurtuar të dhënë për Dritan Dajtin.

Gjykimi i shkurtuar nuk është favorizim. Ne akoma nuk kemi parë vendimin e arsyetuar nga kjo gjykatë dhe mendoj se është shumë e shpejtuar dhe një precedent shumë i rrezikshëm fakti që pa dalë vendimi, pa kaluar në në të gjitha shkallët e gjykimit të bëhet kjo raprezalja ndaj gjyqtarit. Është precedent i rrezikshëm ky dhe të gjithë gjyqtarët janë terrorizuar sot”- deklaroi avokati.

Më tej avokati shtoi se “do të presim hetimet me qetësi dhe më pas besoj se Damini do të kërkojë në rrugë ligjore dëmin moral që i është shkaktuar”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *